Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, mbyllen hetimet për Paplekajn dhe dy zyrtarët e Policisë
Prokuroria e Elbasanit përfundoi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, dhe dërgohet për gjykim Arbër Papleka për akuzën e vrasjes dhe Niko Palla, Bert Nushi si edhe policët e repartit Shqiponja për shpërdorim detyre.
Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka pushojnë akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arben Paplekajn dhe pushojnë akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj.
Ndahen hetimet dhe vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes, për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Katër ditë para ditës së zgjedhjeve të 25 prillit, Elbasani u trondit nga vrasja.