Vrasja e Xhuvanit, shkon për gjykim dosja. Papleka akuzohet për vrasje
Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim dosjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25-prillit 2021.
Gjykata vendosi ta kalojë çështjen me të njëjtën akuzë që kërkoi prokuroria, vrasje me dashje në rrethana cilësuese, për Arbër Paplekën, ndonëse ky i fundit kishte kërkuar lehtësim. Vetë Papleka nuk ishte i pranishëm në senacë. Dy zv.drejtorët e policisë, Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave ”Shqiponja” akuzohen shpërdorim detyre.
Vrasja në Elbasan shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet, ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve.
Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars 2021.