Zbardhet vendimi që ka marrë Gjykata për Tahirin
Këtë të martë, seanca e parashikuar të mbahet në 14:00 për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirit është shtyrë. Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa këtë herë e prokurorit. Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg. Ai i ka kërkuar gjykatës që t’i njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove dhe nëse kjo kërkesë pranohet, atëherë ish-ministrit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.