Zinxhiri që mundëson fatkeqësisht vrasjet e femrave në Shqipëri

Pozita e vrasësit të Sabrinës, Elton Metaj, i cili pasi doli nga burgu i mori jetën ish-gruas, nuk u lehtësua veç nga drejtësia, por edhe një zinxhir i tërë institucionesh.

Elon Metaj ishte arrestuar për tre akuza, dhe ishte dërguar me mjekim të detyruar në burgun e Zaharisë, së pari prej këtu në 25 mars përgjegjësi i sektorit të këtij burgu jep informacion për të akuzuarin.

Nuk u konstatua ndonjë patologji psikiatrike dhe gjatë trajtimit gjendja e pacientit ka qenë e stabilizuar, përshkruhet në shkresën që 2 javë më vonë, duke u konsideruar si provë pasohet me padi në gjykatë për mjekim ambulator.

Gjyqtari i çështjes Piro Sota, u përcjell shkresë ekspertëve të mjekësisë ligjore Ilda Aliko dhe Dorian Skënderaj, të cilët edhe pse parashikojnë sjellje të paparashikueshme, rekomandojnë nxjerrjen nga Zaharia dhe mjekimin e Metajt nga një familjar.

Me këtë ndryshim rrethane ishte dakord edhe prokurori Dorian Tafili, i cili nuk e apeloi lirimin e të akuzuarit që pasi vrau ish-bashkëshorten ILD njoftoi se ka nisur kontrollet, por që ende nuk ka rezultate.

Asnjë inspektim nuk ka as nga Ministria e Drejtësisë mbi Institutin e mjekësisë ligjore që në shumë raste ka konsideruar gjendjen e rënduar shëndetësore të të burgosurve, duke shpejtuar lirimin e tyre.

SHKARKO APP