Kryebashkiaku i Budapestit braktis garën kundër Orban

Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karacsony ka lënë garën për të qenë kandidati i opozitës kundër kryeministrit hungarez Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Në fillim të këtij viti partitë opozitare të Hungarisë njoftuan se po bashkoheshin në një përpjekje për të rrëzuar Orban, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010.

Karacsony, doli i dyti në zgjedhjet paraprake të opozitës muajin e kaluar pas Klara Dobrev, kandidates të Koalicionit Demokratik të majtë.

SHKARKO APP