Kryeministri, Edi Rama, ka njoftuar adresën e takimit me emigrantët, sot në Athinë

Kreu i qeverisë ka njoftuar edhe adresën se ku do të mbahet takimi, në stadiumin Galatsit në orën 11:00.

Rama fton të gjithë shqiptarët në Athinë dhe rrethinat që ti bashkohen këtij mitingu, siç shprehet ai të kalojnë bashkë këtë moment krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama nis sot nga Athina turin e takimeve me diasporën shqiptare.

Në fokus të takimeve do të jetë forcimi i lidhjeve me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme.

“Greqia po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën  e kryeministrit Edi Rama në Athinë, që do të nisë pas mbërritjes së tij në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00, raportoi një ditē më parë gazeta greke ”Protothema”.

Qindra punonjës policie do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të  Ramës drejt vendit ku do të zhvillohet takimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit, me një numër në rritje ose në zvogëlim të forcave policore, sipas nevojës.

Sipas informacioneve të gazetës, Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona.

Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në sallën ”Galatsi”.

SHKARKO APP