Kryeministri Rama: 11 fëmijë marrin statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Plotësuam amanetin

11 fëmijë jetimë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Bëhet fjalë për fëmijë të mjekëve apo infermierëve dhe jo vetëm, që kanë rënë në krye të detyrës. Këta fëmijë do të kenë tashmë mbështetjen e qeverisë.

Në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi dhe çfarë përmban paketa e mbështetjes për fëmijet e heronjve.

Trajtim financiar me pagën e prindit që ka humbur jetën gjatë gjithë viteve të fëmijërisë deri në 25 vjeç, nëse fëmija vendos të vazhdojë arsimin e lartë.

Mbështetje për arsimin, kujdes shëndetësor e mbrojtje sociale.

Bursa për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike e tekste shkollore falas.

Bursë të plotë e janë të përjashtuar nga tarifat vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë.

Mbështetje për punësim në administratën publike apo biznes privat”.

Asgjë nuk mund të kompensojnë humbjen e një prindi apo dhimbjen që lë pas mungesa e një prindi. Mbështetja e qeverise më e pakta që mund të bëjmë në shenjë respekti për atë që ata dhanë për vendin”, tha ministrja.

Ndërsa Kryeministri Rama deklaroi sot se sot qeveria ka plotësuar amanetin e prindërve që humbën jetën në krye të detyrës, me vendosjen e statusit “Fëmijë të Republikës” për 11 fëmijë.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se ky është vetëm hapi i parë, pasi listës do i shtohen edhe fëmijë të tjerë.

SHKARKO APP