110 vjetori i pavarësisë bën bashkë kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës në Vlorë

Ceremonia e ngritjes së flamurit për 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë ka bërë bashkë kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti si dhe presidentët Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani.

Ata kanë ecur në krah të njëri-tjetrit në ceremoninë shtetërore të organizuar në Vlorë. Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të tjerë të dy qeverive si dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Një ditë më parë në parlamentin e Shqipërisë u zhvillua seanca e parë e përbashkët e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

SHKARKO APP