Në SHBA protestuesit shkatërrojnë statujat e ish-presidentëve Ruzvelt dhe Linkoln, kurse në Tiranë ambasadorët na japin leksione kur opozita hedh shashka!

“Zëri Amerikës” shkruan se “Protestuesit në Portland përmbysën statujat e ish-presidentëve Teodor Ruzvelt dhe Abraham Linkoln dhe kryen akte vandalizmi në ambjentet e organizatës Shoqëria Historike e Oregonit, si një shfaqje “zemërimi” kundër Ditës së Kolombit, një festë federale që shënon “zbulimin” e Amerikës nga eksploruesi Kristofer Kolombi…

Mbrëmjen e së dielës, protestuesit lidhën me zinxhirë statujën e Presidentit Ruzvelt dhe sipas njoftimeve në media e spërkatën atë me bojë të kuqe dhe përdorën një mjet që përdoret për saldim për të zhvendosur bazën mbi të cilën ngrihej statuja. Kjo e fundit u përmbys nga turma pak para orës nëntë të mbrëmjes. Tetë minuta më vonë protestuesit rrëzuan statujën e Presidentit Linkoln.

Pas rrëzimit së statujave, turma theu dritaret e qendrës së organizatës Shoqëria Historike te Oregonit dhe më pas u zhvendos drejt Zyrës së Sigurisë Publike të universitetit shtetëror të Portlandit.

Swiss Digital Desktop Reklama

…Në shtetin New Mexico, protestuesit rrëzuan të hënën një monument historik si pjesë e demonstrateve atje dhe shtetin fqinj Arizona, që kishin për qëllim të shënonin atë që e quajnë Dita e Popullsisë Indigjene.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto monumente janë statujat më të fundit që rrëzohen pas një vale përmbysjesh të monumenteve e protestash të nxitura pas vdekjes me 25 maj të George Floydit ndërsa ishte i ndaluar nga policia në Mineapolis”- shkruan VOA.

Natyrisht që këto janë akte vandale, por askush nga ambasadorët e huaj nuk dolën të flisnin në Uashington dhe të dënonin aktet e dhunës. Në një vend me demokraci të klasit botëror, ku pushtetet janë të ndara dhe ku Presidenti Trump ka bërë shumë për ngritjen ekonomike të SHBA, askush nuk doli të thoshte se nuk duhet të demonstrojnë.

Por në Shqipëri ku kryeministri Rama ka marrë gjitha pushtetet, ku krimi bashkëqeveris, ku mazhoranca ndryshon rregullat e lojës në mes të lojës së fushatës elektorale, ku zgjedhjet blihen e vidhen, pse reagojnë ambasadorët e huaj kur populli del dhe djeg ndonjë shishe me benzinë në shenjë hakmarrje ndaj qeverisë dhe kundër varfërisë? Në SHBA rrëzuan statujat e ish-presidentëve Teodor Ruzvelt e Abraham Linkoln dhe kryen akte vandalizmi, por nuk doli njeri të fliste nga ambasadorët e huaj, kurse në Tiranë pa hedhur akoma shashkat opozita para selisë së parlamentit, dalin ambasadorët dhe na japin leksione, dhe për dreq, anojnë hapur nga qeveria që ka marrë gjithë pushtetet.

Me dy standarte nuk mund të jetë demokracia! Edhe sot kur foli kryeministri Rama se duhen arrestuar prokurorët dhe gjyqtarët e jo qeveritarët, duhej dikush nga ambasadorët ti thoshte Edi Ramës se firmat për koncensionet, PPP, tenderimet, etj etj i hedh qeveria e jo drejtësia. Por asnjë nuk e kundërshtoi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?