Besnik Mustafaj flet për partinë e Jozefina Topallit dhe fatin e saj

Besnik Mustafaj tha sot, ndër të tjera për mediat, se pse mendon se Jozefina Topalli e krijoi partinë e saj të re. Sikurse përcaktoi fatin e kësaj partie si partitë e tjera, që janë shkëputur nga PD, tha ai.

Besnik Mustafaj: 
Me çudi dhe keqardhje. PD është dhe ka një histori të gjatë fraksionesh, separatizmash, por nuk ka sukses. Krijimi i kësaj partie do shoqërohej me një analizë pse dështoi Gramoz Pashko, Dashamir Shehu, Genc Pollo e me radhë, për parti të suksesshme e të mëdha.
Politika është arti i së mundshmes, jo i të pamundshmes. Nëse Topalli mbledh të pakënaqurit nga Rama e Basha, do jetë e dobishme për Shqipërinë. Nëse nuk i mbledh këta votues, atëhere është aventurë mendjelehtë.
Votat janë numra, në fjalë të fundit. Unë i mbahem kësaj teorie, nëse Topalli mbledh një elektorat që nuk i beson Bashës e Ramës, atëhere kjo bëhet në dobi të Shqipërisë.

Jozefina nuk i shmanget dot sintagmës që është hakmarrje. Ishte e propozuar nga demokratët e Shkodrës për deputete, në seleksionimin e parë e përzgjodhëm. Jozefina i pëlqen apo jo Bashës, Komisioni e zgjodhi. I shkoi formulari. Ajo siç e kemi diskutuar, Jozefina jo vetëm nënshtroi procedurën, por e quajti Komisionin farsë.

Nëse ka një person në Shqipëri, Sali Berisha e di që nuk jam farsë, ajo e di që nuk jam fares. As kur isha bashkëpuntor me Sali Berishën, as pas. Nuk i takonte për hir të integritetit që unë mund të bëhem farsë. Nuk ju bëra Berishës e pse duhet t’i bëhem Bashës?!”- tha Mustafaj.

SHKARKO APP