123 persona me koronavirus në Shqipëri. Humb jetën 49-vjeçari. Zgjerohet harta në qytete të tjera

Numri i personave me koronavirus në Shqipëri ka arritur sot në 123. Gjatë orëve të fundit ka ndërruar jetë një person 49-vjeç. Numri total i viktimave është 5, ndërsa numri i personave të shëruar është 10.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, në informacionin për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri tha se “në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime. Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve“.

Lidhur me viktimën e fundit, Tomini tha se “në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49 vjecari arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive. Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19“.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë

Lexoni edhe..

Mjeku Tritan Kalo: Pandemia po përshpejtohet, na presin ditë të vështira

Mjeku Pipero: Kur mbi 30 frymëmarrje në minutë, atëherë shqetësohu

(VIDEO) Rama: Vetëm kështu mund t’ia dalim

SHKARKO APP