PD dhe PR: Të bashkohemi për të mos lejuar aventurën e Kryeministrit për shkarkimin e Presidentit si dhe për zgjedhjet e manipuluara

Në lidhje me aventurën e PS-së dhe kryeministrit Rama për filimin e procedurave të shkarkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta me parlamentin e vjetër të mbushur me palaço, pisa dhe derra “opozitarë”, të cilët dolën hapur se ishin pro Ramës, Rilindja synon ti mbledhë në seancë parlamentare për të shkarkuar Presidentin e Republikës.

Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese apo ligjore nga Presidenti, por është një hakmarrja e pastër politike dhe mafioze e kryeministrit dhe strukturave kriminale, të cilët duan të spostojnë vëmendjen nga hetimi për vjedhjen e votave dhe për ta kaluar te shkarkimi.

Tashmë shqiptarët kanë një parlament të ri, ndonëse dhe këtu vodhën dhe blenë mandate deputeti, por gjithsesi është parlament me pozitë dhe opozitë. Nëse Edi Rama kërkon shkarkimin le ta provojë me parlamentin e ri, i cili tashmë doli nga 25 prilli e jo nga një parlament pa opozitë të cilin shqiptarët e quanin si “pazari i Milotit”.

Ndaj duhet që PD, LSI dhe krejt spektri politik shqiptar të dalin hapur me një qëndrim të përbashkët në lidhje me këtë aventurë të kryeministrit Rama.

Fatmir Medi kreu republikan tha sot për KOHA JONE se “Rama do i shkojë deri në fund interesit të tij për të kontrolluar jo vetëm pushtetet, por edhe çdo autoritet kushtetues. Opozita duhet të dalë me një qëndrim për të gjitha zhvillimet politike politike. Jo vetëm të faktojë manipulimin e votave, por dhe të mos lejojë zhbërjen e shtetit”- përfundoi shefi i PR.

Ndërsa Edi Paloka, numri dy në PD theksoi për “KOHA JONE”: “Pasi vodhi, bleu e manipulojë zgjedhjet , shkarkimi i Presidentit është akti i fundit i dikujt që endërron të bëhet diktator. Tani që ka në dorë gjithë pushtetin, Rama duket se po kërkon të kapë dhe të vetmin institucion që nuk kontrollon , Presidentin e Republikes.

Këtu demokracia ka mbaruar që kur nuk lejohen shqiptarët që të zgjedhin lirisht. Jo vetëm PD  apo opozita, po gjithë shqiptarët duhet të përgatiten për të mos lejuar rikthimin e diktatures”- tha Paloka.

SHKARKO APP