Xhesika dhe Bashkia e Erion Veliajt (foto)

Kryebashkiaku Erion Veliaj edhe kur ndodhet jashtë shtetit nuk rri pa reklamuar nga punët e Bashkisë së Tiranës.
Këtë pasdite ai ka postuar foto dhe tekstin e mëposhtëm:
“Sa herë që Xhesika vjen në Tiranë, ka një qëllim të mirë.
Këtë herë, pas kontributit që dha së bashku me Adrolën për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Ndroq dhe Picallë, ka menduar për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit, që të stërviten dhe argëtohen te fushat sportive të zonës.
Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën tonë të dashur”.

SHKARKO APP