34 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri më i madh i të prekurve që nga nisja e pandemisë

34 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 712. 9 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 403. Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Krujë, Mat, Tiranë, Kurbin, Lushnje, Kukës e Berat. Me 34 raste të konfrimuara shënohet dhe numri më i lartë brenda një ditë, që nga nisja e panemisë. Numri më i lartë i raportuar ka qenë 29 të infektuar në ditë.

 

“Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparëshme. Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditësh.

Siç është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri”, tha Genta Qirjako nga ISHP.

Në 24 orët e fundit janë testuar 237 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 7015 persona, prej të cilëve janë: 712 të infektuar, 27 viktima; 403 ose sa 58 për qind të shëruar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 24 prill është:

– Tiranë, 289 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 36 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 103 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 2 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Krujë, 83 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 18 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë.

 

SHKARKO APP