Dosja hetimore/ Kush është “shefi i madh” në qeveri i mafias së drogës?
Prokuroria thuhet se ka fakte dhe dokumenta, bile edhe video, në dosje që e faktojnë ish-ministrin Tahiri të lidhur me Habilajt. Florian Habilaj, 37 vjeç, vëllai i vogël i Moisi Habilajt, me pseudonimin “Lolo”, është kthyer në personin më të kërkuar nga policia shqiptare dhe ajo italiane.
Mbi të ka një urdhër arresti ndërkombëtar. Marrja e dëshmisë në lidhje me trafikun e hashashit mes dy vendeve, ndoshta mund të hidhte dritë se kush është personi me pushtet që mbështeste këtë grup kriminal në aktivitetin e tij.
Sipas përgjimeve të bëra nga Prokuroria italiane, rezulton që Lolo është njeriu që merrej me punët këtu në Shqipëri dhe ka takuar atë që trafikantët e quanin shefi i madh.
Përgjime e bëra mes tij dhe pjesë tjetër të grupit bëheshin me thirrje telefonike ose SMS, duke koordinuar punët organizatës mes dy vendeve. Ka një numër të madh mesazhesh mes dy vëllezërve Habilaj që komunikonin mes tyre, por në një bisede bie ne sy fakti që flitet për “shefin e madh”.
Sipas përgjimeve Floriani thotë se është takuar dhe se ka biseduar me të dhe i ka thënë që të mos shqetësohen.
Biseda e traskiptuar nga prokuroria italiane dhe shqiptare:
F: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.
M: Pse?
F: Më kërkoi shefi i madh
M: Çfarë kërkonte?
F: Asgjë, për këtë… për situatën
M: Aha…fole direkt me të?
F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin
M: E çfarë të tha?
F: Më pyeti si është situata
M: Që domethënë…?
F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.
M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.
F: Po ja thash që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj
M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar
F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.
M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë)
F: E kishte telefonuar ky i madhi. E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.
M: Në rregull
F: Më tha, “ik i qetë, mos u shqetëso”.
Burime të besuara bëjnë me dije se autoritetet italiane në të paktën dy raste e kanë vëzhguar ish-ministrin e Brendshëm në prani të pjesëtarëve të grupit Habilaj.
Nga vëzhgimi ka rezultuar se Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit, pikërisht me makinën Audi AA003 GB, makinë që tha se në vitin 2013 ua shiti kushërinjve të largët.
Gjithashtu Tahiri shfaqet në prani të Habilajve në zonën e Vlorës në vitin 2016.
Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal.
Mbi bazën e tyre dhe jo vetëm prokuroria vendosi ti kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e tij. Komunikimi ka qenë tejet sekret dhe vetëm mes Antimafias së Leçes dhe disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, për të shmangur dekonspirimin e të dhënave.
Ndonëse burimet konfirmojnë ekzistencën e këtyre provave, ato nuk janë përfshirë në kërkesën e prokurorisë drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit.
Burime të tjera thanë për “BalkanWeb” se në kërkesë relatohen tre procedimet penale kundër pjesëtarëve të grupit Habilaj. Procedimi i parë daton 20 vite më parë. Hetimi i dytë është i shkurtit 2017, vit kur janë bashkuar disa procedime të vitit 2016, ndërsa rasti më i fundit është goditja e bazave të Habilajve në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme.
Saimir Tahiri: Ja lidhjet e mia me Habilajt dhe udhëtimeve me makinën time
Ish-ministri Saimir Tahiri ka sqaruar të enjten në emisionin “Opinion” nese ka udhetuar me Artan Habilajn ne makinen e tij 4 here te tjera pasi e kishte shitur te kusherinjte e tij te 10.
Cfarë lidhje familjare keni me Habilajt?
Janë kushërinj shumë të largët, me të cilët s’kam marrëdhënie.
Kishit marrëdhënie me ta, kishit një skaf me ta?
Janë kushërinj të shtatë apo të tetë. Nuk kam ngrënë drekë kurrë me ta. Nuk e njoh Dritan Zaganin. Nuk kam pasur marrëdhënie që të rri dhe të ndaj gjëra të mia. Nuk di të them nëse kemi ndenjur në festa familjare. Aq më pak të kisha marrëdhënie që të lejoja zhvillimin e aktivieteti kriminal. E vetmja marrëdhënie e imja që unë sot ndihem fajtor është që unë pak ditë pas marrjes së detyrës si ministër shita makinën. Makina u shit në një noter, u pasqyrua në regjistrin elekronik.
Pse ia shitët këtyre?
E shita me noteri.
Sa e shitët?
Nuk e kujtoj. Por me çmimin real.
***
Kam riudhëtuar 2 apo 3 herë, janë raste kur kam shkuar me pushime me tim bir, bashkëshorten, babin dhe nënën.
Keni qenë i shoqëurar me Artan Habilajn?
S’ka udhëtuar kurrë në makinën time ai dhe askush tjetër, kurrë. Gabimi im është që për kollajllëk që mos përdorja makinën zyrtare që të shkoja me pushime dhe kam marrë makinën që kisha mundësi ta merrja për kollajllëk, ia kam kërkuar xhaxhait tim meqë u bë shkesi ta shisja. Unë mund të kërkoja cdo makinë, mua më shkoi në mend në atë kohë pa paragjykuar te merrja makinen qe e kisha shitur.
Zbardhet kërkesa e plotë e prokurorisë për ish-ministrin Saimir Tahiri
LAJME TË TJETRA PËR ÇËSHTJEN “TAHIRI”
Kërkohet arrestimi i Tahirit. Priten të prangosen edhe 12 zyrtarë të lartë
Biseda e tensionuar/Saimir Tahiri, Edi Ramës: Do të marr me vete në ferr!
Rama, Tahirit: “Ik nga PS”. Reagimi i ish-ministrit brendshëm ka qenë i egër
Kryemadhi: Banda e drogës është Rama, por edhe Meta gaboi kur heshti