80 mijë dollarë për foton e Ramës me Obamën. Dënohet me burg miku i Bilal Shehut

Shtetasi amerikan që pagoi në emër të Edi Ramës 80 mijë dollarë për një foto më Barak Obamën në vitin 2012 u dënua me 4 muaj burg. “Zëri i Amerikës” raporton se në gjyqin e zhvilluar në SHBA, avokati i të dënuarit William Argeros, ka deklaruar se klienti i tij po vepronte në emër të kandidatit për kryeministër në Shqipëri, Edi Rama. Prokurorët amerikanë arritën të provojnë se William Argeros ia dha paratë Bilal Shehut, një shqiptaro-amerikani që ishte i ftuar në të njëjtin aktivitet ku mori dhe kryeministrin Edi Rama për të bërë foton e famshme me Obamën. Në vitin 2017, Bilal Shehu u dënua me 1 vit burg, e cila u konvertua në liri me kusht. Edhe Bilal Shehu, mik i kryeministrit Edi Rama, ka pranuar fajësinë se kishte ndihmuar në futjen e 80 mijë dollarëve në fushatën presidenciale të Presidentit Obama, duke fshehur origjinën e tyre të huaj. Ligjet amerikane ndalojnë financimet e huaja për fushatat politike amerikane dhe ky është rasti i parë kur një politikan shqiptarë faktohet se ka shkelur ligjet e SHBA. Edi Rama asnjëherë s’ka pranuar të komentojë ketë skandal, ndërkohë që në Shqipëri ka nxitur prokurorinë të padisë Lulzim Bashën për fondet e PD-së në fushatë.

Në vijim shkrimi i plotë i Zërit të Amerikës:

William Argeros që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rreme para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gjykatësja, Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve paraprakë penalë të 61-vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve.

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe.

Zoti Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë.

Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se “ndihem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë”.

Edi Rama dhe Bilal Shehu

Fotoja 80 mijë dollarë e Edi Ramës me Obamën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?