A e di kryeministri Rama se janë qindra mijëra familje shqiptare me kamat vonesa të taksës së pasurisë në dy vitet e pandemisë?
Nga Lindita Kokoli-
Kryeministri Rama po flet se ka zero taksa për biznesin e vogël, duke e shpallur si model në Rajon dhe në Europë. Dakort deri këtu, por a e di Edi Rama se në dy vitet e pandemisë vonesat në pagimin e taksës së pasurisë në të gjithë Shqipërinë për fajin e Covid-19, kanë sjellë që qindra mijëra familje shqiptare të jenë zhytur në borgje nga kamat vonesat pra për taksen e pasurisë?
Taksa e pasurisë lidhet me pronën si shtëpitë, godinat, etj. Por ndërkohë që qeveria shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare dhe nuk lejoi bizneset të punonin normalisht, a e mendon qeveria se për këtë arësye duhet ti hiqen gjithë popullsisë këto kamat vonesa? Natyrisht së pari duhen hequr nga sistemi online për të gjithë ata që kanë paguar me vonëse principialin, porse edhe mund të hiqen edhe për pjesën e popullsisë që akoma nuk ka mundur të paguajnë fare duke i nxitur se kush e paguan principialin, i hiqet kamat vonesa.
Aq shumë janë rënduar këto kamat vonesa, shprehen qytetarët sidomos në rrjetet sociale, sa tashmë që janë bërë bashkë taksat e dy apo tre viteve, shtuar dhe kamat vonesat, nuk kemi ku mbytemi. Të paktën kryeministri të heq më ligj kamat vonesat tona, shprehen ata. Por jo vetëm qytetarët, edhe disa kryebashkiakë insistojnë se duhen hequr me ligj kamat vonesat e papaguara në dy vitet e pandemisë.
I pyetur nga KOHA JONE, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit thotë se “Taksa e pasurisë është e vendosur me ligj. Edhe kamata është e parashikuar nga ligji çka do të thotë që keshilli bashkiak nuk ka kopetencë të heqë kamatat.
Keshilli ka kopetencë vetëm te tarifat ( pastrimi gjelberimi, ndriçimi etj) dhe për rrjedhojë edhe kamatat e tarifave mund ti zerojë ose ndryshoj,e por jo te taksa e pasurisë. Duhet me ligj që të falen kamatvonesat, kur është paguar principiali i taksës”.
Armand Subashi si kryebashkiak korrekt dhe që e njeh ligjin, por edhe detyrimet për informacion ndaj medias, na nisi edhe referenca ligjore (botohen në fund të shkrimit)
Ai dhe disa kryebashkiakë thanë për KOHA JONE se kemi shumë ankesa për këto kamat vonesa nga qytetarët, por nuk e kemi si kompetencë si bashki, ato duhet të hiqen vetëm me ligj të posaçëm në formën e faljes së tyre, me kushtin që kush paguan taksen principiale.
Por kryeministrit duhet dikush nga qeveria dhe konkretisht ministria e financave që ti paraqes Edi Ramës argumentimin se pse duhet një ligj falje për kamat vonesat e takses së pasurisë për dy vitet e pandemisë.
Ky do të ishte një vendim politik, por në thelb social se ndihmon qindra mijëra familje të heqin sado pak nga hallet e pagesave të shumta familjare, aq me tepër me rritjen e çmimeve do të ndjehen shumë edhe me të varfër.


KOHA JONË SONDAZH

