A votojnë Erion Braçe, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe disa të tjerë çdo emër që sjellë kryeministri?

Sot opozita deklaroi se nuk ka një emër për kandidat për President, sepse sipas tyre ishte PS-ja që ua punoi, duke treguar pabesi. Por PD duhej të kishte një emër për President. Nuk e bëri se janë në rrëmujë brenda shtëpisë opozitare.

Ndërkohë ishte Enkelejd Alibeaj tha një gjë e cila kaloi si në heshtje nga mediat proqeveritare. Ai deklaroi se deputetët e opozitës nuk do të hyjnë fare në raundin e katërt. Pra kush futet mund të luajë lojën e Ramës, ishte nënteksti.

Mazhoranca ka sot 77 deputetë, por jo të gjithë nga deputetët e PS do ta votojnë emrin e sjellë nga kryeministri. Sot ish-zv/kryeministri dhe deputet i PS, Erion Braçe paralajmëroi kryeministrin me një status ku thotë:

“NA DUHET NJË PRESIDENT,
TË CILIN E PRANON SHQIPËRIA!
Opozita i dha fund sot përgjegjësisë për zgjedhjen e presidentit.
Nga sot përgjegjësia është tek ne;
Për këtë, duhet të bejme gjithë përpjekjen PËR TË ZGJEDHUR NJË PRESIDENT QË E PRANON SHOQËRIA, E PRANON SHQIPËRIA!” (Erion Braçe).

Po kështu mendohet se edhe ish-kryeministri dhe deputeti Pandeli Majko nuk do të jap votën për një njeri që nuk vjen në vlerat e menduar prej tij. Edhe deputeti dhe ish-ministri i brendshm, nga më të suksesshmit, Fatmir Xhafaj nuk voton me sy mbyllur.

Mendime të tilla ka edhe deputetja karizmatike Mimi Kodheli. Por nuk dihet se si jepet porosia nga Tom Doshi që ka dy deputetë të PSD.

Kjo e komplikon situatën në grupin parlamentar të PS. Vetëm nëse LSI futet dhe voton për inat të grupit të Lulzim Bashës, atëhere emri që sjellë kryeministri votohet me 71 vota.

 

SHKARKO APP