”Agimi i Artë” shpallet organizatë terroriste, Mitsotakis: Fundi i një cikli traumatik

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis reagoi pas vendimin e Gjykatës për të dënuar anëtarët e partisë ekstremiste, ”Agimi i Artë”, si pjestarë të një organizate kriminale. Ai tha se vendimi i sotëm mbyll një cikël traumatik në jetën publike të vendit. ”Me vendimin e sotëm nga Gjykata Penale e Apelit 3-anëtarëshe mbi veprimet e Agimit të Artë, një cikël traumatik në jetën publike të vendit po mbyllet. Dimensioni i tij politik për fat të mirë, është gjykuar nga fitorja e republikës, që dëbon informacionin nazist nga parlamenti. Tani, gjyqësori i pavarur dha përgjigjen e tij”,- tha ai.

SHKARKO APP