Agron Gjekmarkaj akuzon hapur Astrit Patozin e Jozefina Topallin: Jeni garuzhda e Edi Ramës, po punoni për PS!

Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka patur një debat me Jozefina Topallin dhe sidomos me Astrit Patozin.

Gjekmarkaj i ka thënë se është e paarsyeshme që Topalli që ka qenë me PD dhe ka bërë vota për atë parti, tani në vend të sulmojë Ramën po sulmon dhe shan PD-në

Sipas tij, sulmet e Topallit apo qoftë edhe të Patozit nuk dëmtojnë as PD e as Bashën pasi nuk kanë peshë elektorale. Për Gjekmarkajn Topalli dhe Patozi po i bëjnë një shërbim të pastër qeverisë dhe janë garuzhda e Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

AGRON GJEKMARKAJ: Shpresoja, ose mendoja që me znj. Topalli dhe Patozi të ishin duke folur kundër qeverisë e Ramës. Po i bëjnë shërbim të pastër ndaj qeverisë. Mënyra si menaxhohet fushata, znj.Topalli preferon të sulmojë PD. Ndaj PD nuk është Basha, Berisha, Topalli, Gjekmarkaj e Patozi. Partitë edhe gabojnë, edhe përmirësojnë. Partitë janë institucion, PD është institucion politik dhe etik. Ikja e personave me të drejtë dhe pa të drejtë nuk i rrëzon, ato mbeten. Ato përmirësohen.

Me duket e paarsyeshme që përballë Ramës të sulmosh PD. E kam thënë edhe të tjera që më duket mua shërbim ndaj qeverisjë. Sepse nuk dëmtohet PD, as Basha. Por ju jeni të dy, Patoz dhe Jozefinë, njerëz që punoni për Edi Ramën.

Po e bëni hapur dhe fort, duke u munduar të dëmtoni PD-në. Por keni për të dështuar, sepse jeni në kazanin e kryeministrit deri me 25 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?