Deputeti Agron Gjekmarkaj kritikon fort Bashën dhe Berishën për hipokrizinë e Kuvendit të korrikut
Fjala e deputetit AGRON GJEKMARKAJ në mbledhjen e kryesisë së PD:
Sonte është një natë reflektimesh!
Mbajta shënime kur folën kolegët! U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet. Nuk është kështu. Ne patëm një kongres në korrik që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar. Duke filluar nga fjalimi i Zotit Basha dhe i të gjithëve ju me rradhë. Fjalime propagandë, të gjithë ju iu ikët problemeve që trashegonim, që e gjitha një fasadë hipokrizie. A e dini pse? Sepse ju mendonit që Basha dhe Berisha janë bashkë gjithmonë dhe patë interesat tuaja.
Jua thashë disa miqve si folët kësisoj? Qeshnin! Ja thashë Flamurit para RTSH -”e shkatërrove armikun me atë fjalim”! Qeshëm të dy. Foli vetëm Mark Marku, ju tha të vërteta të rënda. Heshtët. E mbështeta vetëm unë me shkrime. Pas datës 9 Shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e statutit, filloi kriza. E nisi Sali Berisha për arsye personale.
Mua nuk do më dëgjonit kurrë duke sharë Sali Berishen, e konsideroj personalitet politik me shqisa unike por gjykim kam. Ai e di që nuk e fiton betejen me SHBA dhe ka filluar betejën me Lulzim Bashen. Ndaj duke parë këtë kontekst moral vendosa të marr anë dhe të mbështes zgjedhjen e Bashës. Dëgjova zonjën Vokshi të flasë për dhunë psikologjike ndaj drejtuesëve lokalë të lidhjes së gruas. Nëse kjo ndodh është turp, shumë turp.
Por le ta themi një gjë. Dajaku ka qenë instrument komunikimi i kësaj partie! Kjo parti ka rrahur themeluesit e vet, Neritan Cekën, Preç Zogajn, Arben Imamin, ka rrahur opozitën dhe ka manipuluar zgjedhjet, ka rrahur të përsekutuarit ndaj duhet të ndahemi nga çdo formë dhune. Lulzim Basha nëse është burrë të kërkojë falje edhe për këto. U fol për emërimet e Kryesisë. Për mua kjo është një turp. Për çdo gjë duhet garë, për të gjithë, koptimi është një gjë e shpifur.
Tani të flasim për kongresin. Po ky Kuvend është një legjitimim i Foltores. Jam i sigurtë që nuk do bëhej kurrë nëse nuk do ishte ky presion dhe kjo krizë. Ky kongres është legalizim i krizës dhe dëshirës suaj. Berisha e vendosi vetë datën 11, nuk pyeti asnjëri. PD mund të ketë organe të këqia, kryetar me probleme, kryesi të paaftë, por ama këto kemi dhe këto po e legalizojnë kongresin.
Hajdeni te mblidhemi të gjithë! Ta bëjmë atë të vërtetë! Ta rindërtojmë PD-në. Mos të jetë më një parti e lidershipit, por e të gjithë anëtarve të jenë aksioner në të. Kjo parti t’u kërkojë falje intelektualëve që i zboi vit pas viti. Kjo parti ta përbuzë më në fund banalitetin dhe statusin e idiotit kaq prodhimtar në PD.
Duhet një kongres i vërtetë ku të gjithë asetet e saj të jenë aty. Albana mikja ime thotë ”uaaa Basha fyeu doktorin”, po se dëgjon doktorin se çfarë thotë për Bashën dhe tjerët! Sado që e çmojmë Berishën, njeri si ne është dhe ai, njerëz me gjak jemi dhe ne. Po miq jemi në krizë të rëndë madje. Kongresi i dates 18 është mundesia që të mundim përçarjen dhe ti japim një shans bashkimit. Në rastin më të mirë konflikt me SHBA është folklor në rastin me të keq e dini vetë.
KOHA JONË SONDAZH

