Agron Gjekmarkaj: Nëse janë firmat, Kuvendi duhet të mblidhet! Por Bashës duhet ti jepen në tavolinë
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj sonte në news24 tha ndër të tjera që nëse firmat janë të sakta dhe plotësojnë kuorumin për të mbledhur Kuvendin, atëhere ai duhet të mblidhet patjetër. Por nuk kanë pse mbahen mbyllur firmat e delegatëve, por ato duhen ti jepen edhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Dhe më pas Kuvendi duhet të kemi mblidhet. Por kjo duhet të kalojë nga strukturat e partisë si fillim.
Me tej deputeti Gjekmarkaj theksoi se Basha ishte i detyruar të merrte këtë vendim ndaj Berishës, ndonëse mund të kishte zgjidhje tjetër ku vetë Berisha mund ta kishte ruajtur PD-në. Deputeti demokrat dhe që shquhet për integritet intelektual, Agron Gjekmarkaj, shtoi se Berisha mbetet politikan i kalibrit të lartë. Ndërsa shtoi se pas 11 dhjetorit nëse nuk ka dakortesi për Kuvendin, mund të them me keqardhje se PD-ja nuk do jetë më PD-ja që ka qenë deri tani.
KOHA JONË SONDAZH

