Albin Kurti mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama (FOTO/VIDEO)
Këtë të martë, kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti nisi vizitën në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kosove në postin e kryeministrit. Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Axhenda
09.00
Ceremonia e mirëseardhjes: (Pallati i Brigadave – media e pranishme)
Në mbërritje, Kryeministri i Kosovës, Sh.T. Albin Kurti pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T. Edi Rama
Luen himnet e Kosovës dhe Shqipërisë nga Banda Frymore e Forcave të Armatosura
Inspektimi trupave nga të dy Kryeministrat
Prezantimi i delegacioneve
Shtrëngim duarsh dhe foto tek holli i Pallatit të Brigadave, pranë flamujve (media e pranishme)
09.05 – 09.25
Takim kokë më kokë mes dy Kryeministrave
09.25 – 10.10
Mëngjes pune mes dy delegacioneve
Formati: 1+ ….
Vendi: Salla e bibliotekës
10.10 – 10.40
Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës,
Sh.T. Albin Kurti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T. Edi Rama
10.40
Nisja e delegacionit për në Kryesinë e Kuvendit
10.45 – 11.15
Takim me Sh.T.Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
11.15
Nisja e delegacionit për në Presidencë
11.20 – 11.50
Takim me Sh.T.Z. Ilir Meta, President i Rublikës së Shqipërisë
Formati: 1+…..
Vendi: Presidencë – Salla Skënderbe
11.50
Nisja e delegacionit për në Bashkinë e Tiranës
11.55 – 12.15
Takim me z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Ceremonia e dhënies së Çelësit të Tiranës Kryeministrit të Kosovës,
Sh.T. Albin Kurti
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të Bashkisë
12.15
Nisja drejt selisë së Kryesisë së Partisë Demokratike
12.20 – 12.40
Takim me z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të PD
12.40
Nisja drejt PKK Morinë