Aleati i PS, Ngjela: Rama-Basha janë bashkuar kundër Reformës në Drejtësi
Avokati Spartak Ngjela është një nga aleatët e Partisë Socialiste që e ka mbështetur Edi Ramën në çdo nismë dhe reformë që ka ndërmarrë këto 4 vite. Por ndryshe nga herët e tjera, Avokati e shesh si problematike për vendin një aleancë mes Bashës dhe Ramës.
Në një shkrim në Facebook, Ngjela thotë se nëse Rama është bashkuar me Bashën, atëherë kjo është një aleancë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dënimin e krimeve të korrupsionit. Për pasojë, avokati shton se kjo është një aleancë që del edhe kundër Reformës në Drejtësi, e cila është një reformë që kërkohet nga gjithë shqiptarët.
Ngjela shton se SHBA-të janë kundër pakteve të tilla. Ndërsa thekson se ky bashkim ka kundër edhe politikën gjermane. “Politika amerikane po rezulton që të jetë kundër këtij bashkimi. Në të njëjtën kohë kancelarja gjermane deklaron se ky lloj bashkimi ka dalë joproduktuv në Gjermani”, shprehet Ngjela.
Lexoni shkrimin e plotë të avokatit Spartak Ngjela në Facebook:
Amerikanët po habiten; ata thonë: ne, duke vënë drejtësinë në vend, po duam t’iu kthejmë shqiptarëve të gjithë padrejtësinë shekullore që iu është bërë, dhe ata po pengohen nga disa individë të korruptuar”.
Kurse shqiptarët presin me ankth eliminimin e tyre. Njërin – Sali Berishën – e hodhi në qoshe politika amerikane me Brian Yee, kur i vuri përpara faktet e inkriminimit të tij.
Po të tjerët?
l.
Në këto ditë, në funksion të këtij gjykimi, njerëzit normalë të këtij vendi pyesin: vërtet është bashkuar Rama me Bashën politikisht me një pakt parazgjedhor?
Po Berisha ku është?
Nëse është bashkuar Rama dhe Basha, kundër kujt janë bashkuar?
Mos ka ndonjë kërcënim të jashtëm?
Asgjë: po të jenë bashkuar, ky është një bashkim kundër Amerikës.
Dhe në fakt është një nga ndërmarrjet më qesharake, sepse realisht do të jetë tragjedia e Enver Hoxhës, e ardhur në Shqipëri këtë herë si komedi.
Vërtet mendojnë këta fakirë se mund të mundin politikisht Anerikën kundër interesit të Shqipërisë dhe interesit amerikan!
Por kuptohet, nëse janë bashkuar kundër Amerikës, janë bashkuar kundër Reformës. Domethënë se Reforma i kap që të dy.
Atëherë?
ll.
Politika amerikane po rezulton që të jetë kundër këtij bashkimi. Në të njëjtën kohë kancelarja gjermane deklaron se ky lloj bashkimi ka dalë joproduktuv në Gjermani.
Atëherë, çmund të jetë ky bashkim?
Sigurisht kundër Reformës në Drejtësi.
Domethënë këta i paskan shpallur luftë Amerikës! Por kjo është vobegtësi mendore. Dy individë të panjohur në rrafsh botëror, me dy ushta dhe me dy shpata i kanë shpallur luftë Shteteve të Bashkuara. Po përkrenare kanë këta dy kalorës? Thuhet se njëri prej tyre, Rama, ka në kokë përkrenaren e Mambrinit.
Në varrin e Donkishotit shkruhet:
“Këtu dergjet Don Kishoti
Ish i fort’ e ish i zoti
Botën mbrapa desh ta kthente
Dhe më ushtë ta mbërthente”.
Komedi e madhe.
Më ushta kundër areoplanmbajtësve amerikane! A të jetë e vërtetë vallë!
Po trysninë?
Duress i thotë e Drejta Penale angleze trysnisë psikologjike. Në fakt është torturë e madhe: po je i kapur në një krim, dhe këtë ta ka “i forti” në dorë dhe ta tund, je i humbur. E shihni se si është bërë Sali ziu nën trysni?
Ja, priteni! këto ditë iu vjen trysnia dhe të dy kalorësve: njëlloj si Saliut. O kalorës! Ku e keni Saliun?
Është mbyllur. E la dhe revolucionin pa e nisur fare…