Aleks Soros flet për takimin me Metën: Diskutuam për reformën në drejtësi dhe ligjin e medias
Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i fondacionit ndërkombëtar “Shoqëria e Hapur” është takuar me Presidenti Ilir Meta.
Në një mesazh në rrjetet sociale Soros shkruan se me kreun e shtetit shqiptar ka diskutuar për situatën pas tërmetit, reformën në drejtësi dhe ligjin e mediave.
Soros ka publikuar dhe një foto nga takimi me kreun e shtetit.
“Gjithmonë është kënaqësi të kthehem në Shqipëri. Takova Presidentit Meta me të cilin para mundësi për të diskutuar për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas tërmetit të muajit të kaluar, si dhe reformën në drejtësi dhe ligjin e mediave”,- shkruan Soros.
Always great to be back in Albania. Met with President Meta, which provided an opportunity to discuss recovery and reconstruction after last month’s earthquake, as well as judicial reform and the new Media Law.… https://t.co/q5C80C2jZI
— Alex Soros (@AlexanderSoros) December 21, 2019
Dje në mbrëmje Presidenca njoftoi mbajtjen e takimit me zv/presidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi. Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi bëri me dije se takimi u zhvillua me kërkesë të përfaqësuesve të fondacionit Soros.
“Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”,- njofton zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.