Aleksandër Biberaj: “Beu i Surrelit” mbledh “idiotët” e parlamentit ditën e hënë

Nga Aleksandër Biberaj-

Siç e ka filluar karrieren politike me tallje, fyerje, dhunim dhe depersonalizim të kolegëve dhe me lëpirje ndaj shefave, kështu edhe do t’i mbyllë “Beu i Surrelit” ditët e fundit në pushtet.

Sapo ka njoftuar vetëm për “shoë” seancë plenare me daten 4 janar, ndërkohë që ligji dhe rregullorja e Kuvendit e përcakton të henën e tretë të janarit si ditën e fillimit të sesionit të ri parlamentar.

Por ku pyet ky për ligj, mjafton të bëjë propogandë dhe “shoë mediatik” se “është punëtor i madh, ka urgjenca të mëdha”, “mendon vetëm për hallet e popullit si shoku Enver”, pasi duhet të vazhdojë të vjedhë non-stop paratë e taksave tona!

“Delet e Perëndisë” do të mblidhen kokë-ulur në Kuvend, ku askush nuk guxon të hapë gojën dhe të kundërshtojë Kaligulën, duke shkelur kështu edhe protokollin anti-covid se janë me shumë se 10 veta.

Një shkrimtar i shquar shqiptar ka thënë se paska qenë popull i paparë ky i yni dhe shume i bindur ndaj çdo të çmenduri që vjen, shtyp, vjedh, tall dhe përçudnon 24 orë në 24 orë.

Edhe Kaligula që ishte me të meta mendore, bëri “kalin e pafajshem senator të Romes së Lashtë”, i cili ishte dhe kalë mbeti, por që nuk i bënte dot dëm popullit-romak, ndërsa ky ka zëvëndësuar “kalin e Kaligules” me “gomarin e rilindjes” duke i bërë një dëm të jashtëzakonshëm këtij vendi që don shumë kohë të rikuperohet!

Por siç thonë Librat e Shenjtë, Zoti gjithmonë e ka një Zgjidhje;”Dita e Madhe e Gjykimit” po vjen me 25 prill!

SHKARKO APP