Ambasadori Bushati takim me sekretarin Blinken: Në emër të Ramës e ftova në Shqipëri
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati zhvilloi një takim me sekretarin amerikan të Shtetit. Bushati thekson se ishte një pritje familjare dhe shumë miqësore. Sipas tij, partneriteti mes dy vendeve është më i fortë se kurrë.
“Krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për USA.
Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”.
Nga ana tjetër, Bushati shkruan në Facebook, edhe se në emër të kryeministrit Rama e ftoi Sekretarin e DASH në Shqipëri në 2024.