Analistët: Dihet se kush do të marrin licensat e kanabisit!

Legalizimi i kanabisit nga ana e kryeministrit Rama ka sjellë reagime të forta dhe kritike ndaj këtij vendimi. PD e ka quajtur plan kriminal. Ndërsa analistët si një lojë të mafies. Artur Zheji pohoi se legalizimi i kanabisit është një nismë e rrezikshme dhe bëhet për faktin që mos të kontrollohet.

“Janë dy dimensione. Dimensioni i ambalazhimit të çështjes dhe çështja vetë. nëse do të ishim një vend si Danimaraka, apo Suedia, asnjë nuk do të diskutonte mbi domosdoshmërinë e plantacioneve për kanabisin. Edhe në Itali ka disa zona ku kultivohet, por menaxhohet nga ushtria. Është e njëjta bimë, dhe jo bimë tjetër, por destinacioni do jetë kryesisht nxjerrja e vajit të kanabisit. Në Amazon 45 gram, kushtonte 70 euro. Është një çmim i lartë. Por njihet për efektin kurativ. Është bar i domosdoshëm apo i mirë që gjen në treg konsum të jashtëzakonshëm, dhe shumë mirë që ta prodhosh. Por pyetja është; kjo është alibi; sepse do mbjellim Myzeqenë me kanabis apo fushën e Shkodrës. Kush do e marrë në dorëzim. Kush do janë këta oligarkë apo bosa? Kjo më duket e rrezikshme. Mos harroni se jemi një vit para zgjedhjeve. Jeni në një krizë të thellë ekonomike. Si do të bëhet kjo?! Kam përshtypje që po legalizohet për të mos u kontrolluar.”, tha Zheji. Ndërkohë, gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se kjo nismë merret për të lejuar veprimtarinë e disa oligarkëve që të hapin disa kompani, ndërsa prodhimi do të shkojë jashtë. Pa përmendur emra, Hoxha tha se një prej këtyre oligarkëve pritet të zbulohet së shpejti.

“Një nga gjërat që më ka identifikuar në karrierën time, është se e njoh çështjen e kanabisit nga A te Xh. Vitin e kaluar unë dola me një brend të ri kombëtar, që ishte ‘gorilla’ ishte një farë hibride. Ajo farë kultivohet për 60 ditë. Duke nisur nga kërpi, që quhet kanabis sativa indica. Rama duhet të bënte një pyetje; sa shqiptarë janë marrë me kultivimin e kanabisit?! Shqiptarët e dinë shumë mirë se si kultivohet. Kanabisi në ambientet e mbyllura mund ta marrësh dhe në dhjetor. Kanabisi që përdoret për qëllime mjekësore, është kryesisht për prodhimin e vajit. Jo thjesht për prodhimin e vajit, por ka një përqindje të vogël të kanabisit. Kanabisi mjekësor dallohet. Kanabisi mjekësor mbillet jo nga fshatarët, fermerët, por nga oligarkët. Njëri nga këta të mëdhenjtë fare, është promotori që e ka bërë këtë gjë. Do ja dëgjoni krismën. Kompania që do të vijë, do të prodhojë, do e dëgjoni. Ky do të jetë i gjithi për eksport- shtoi Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë emrat që do ta marrin licensën e kultivimit dhe tregtimit mësohet se janë afër qeverisë, theksuan analistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?