Analisti i njohur Fatos Lubonja me protestuesit: “Çfarë shikon në kodër, prite nesër në votren tane!'”
Protesta e banorëve që oi iu prishen shtëpitë nuk ndalon. Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar protestës së banorëve të “5 majit” kundër shembjes së banesave të tyre. Analisti theksoi se qeveria iu ka vënë rruspat banorëve për t’i hapur rrugë lavatriceve të pastrimit të parave.
“Këtu është e qartë që gjithë këto shtëpi janë ndërtuar me mundim të gjatë, me djersë. Ca thonë janë zaptuar toka, po këtu është një djersë njerëzore e një jete. Ky projekti i Bashkisë është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit, por qeveria është qeveria e krimit prandaj ju ka vënë ju ruspat për t’i hapur rrugën lavatriçeve të parave. Është një problem i gjerë që përfshin gjithë Shqipërinë, ju jeni një pjesë.
Thotë një fjalë e vjetër popullore, ‘çfarë sheh në kodër, prite në votër’. Me sa e shoh unë këtë punë, kjo bandë kriminale, fiton me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz që e shohin në kodër, thonë s’po më vjen në votër, por një ditë do të vijë radha jote e do të jetë që nuk u ngrite kur shkeleshin të drejtat e të tjerëve”, deklaroi Lubonja.
KOHA JONË SONDAZH

