Arrestohet vrasësi i tmerrshëm i tre grave, Dan Hutra
Autor i dyshuar i vrasjes së tre grave në Kamzë dhe Paskuqan, dhe plagosjen e tre të tjerave, 40-vjeçari Dan Hutra është arrestuar pas 7 orësh nga forcat e Policisë së Shtetit. Ai u kap në zonën e landfillit deh tashmë do të përballet me Drejtësinë, edhe pse më herët ai ka qenë i dënuar dhe ka dalë nga burgu në muajin shkurt.
Ngjarja e parë-Rreth orës 13:00 në Paskuqan: Dan Hutra, 40-vjeç shkoi në shtëpinë e ish-partneres dhe hapi zjarr. Bilanci është dy të vdekura, Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.
Ngjarja e dytë-Thuajse në të njëjtën kohë ndodh ngjarja e dytë kriminale. Në Kamzë një vajzë 31-vjeçare u gjet e ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e saj. Ajo është Etleva Kurti, cila siç tha policia paraprakisht, është vrarë në rrethana të paqarta. Dëshmitarët thanë se autori qëlloi nga një makinë e zezë që u largua me shpejtësi. (Lexo më shumë)
Ngjarja e tretë-Disa orë më vonë, u zbulua një tjetër krim, ngjarja e tretë kriminale, këtë herë në Astir. Para masakrës në Paskuqan, Dan Hutra kishte plagosur një tjetër grua. Bëhet fjalë për 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, ish e dashura e Dan Hutrës.