Artan Fuga mesazh atyre që nuk respektojnë karantinën: Krimineli do të jesh ti! Millosheviçi i lagjes tënde!

Placeholder Image

Akademiku i njojur Artan Fuga u ka drejtuar një mesazh të fortë  të gjithë shqiptarëve që nuk respektojë urdhrin për të qëndruar në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një komenti në ‘Facebook’ Fuga u sugjeron qytetarëve që të merren me diçka brenda shtëpisë së tyre, pasi ka shumë opsione të tillë, dhe jo të shëndrrohen në kriminelë, duke bërë të mundur përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Postimi i plotë i Artan Fugës
Krimineli do të jesh ti!
—————–
Askush mos bëjë as shpëtimtarin, as trimin, as të përkedhelurin, as garipin, as aristokratin.

Është një hall kolektiv që të gjitha kombet po kërkojnë ta zgjidhin me solidaritet, modesti dhe qetësi.

Ata që duhet të dalin dhe punojnë, sigurisht duhet të shkojne ku i thërret detyra dhe nevoja. Por nevojat më të domosdoshme.

Të tjerët në shtëpi. Jo me komshinjtë!

Disa bëjnë cilimiun: Mërzitem në shtëpi, – thonë paturpësisht.

Dhe kur? Tani.
Telefonin e ke? Komuniko! Whatsappin me kamera e ke? Komuniko!
Kompjuter ke? Lexo. Informoju. Lexo Wikipedian. Mëso.
Je nxënes, student, studjo!

Ndofta dijet që do të marrësh mund të përcaktojnë jetën tënde profesionale!

Televizor ke? Shih filma. Lëre politikën! Kalli flamën!

Ke libra? Lexo libra historie ose romane. Ta heqin mendjen.

Kombet e tjera përfitojnë nga mbyllja prej virusit dhe ngrihen kulturalisht. Në jetën normale ne e kemi humbur betejën me ta, jemi rrudhur në numur si kope kapronjsh që kanë humbur rrugën në savane dhe po i hanë tigrat. Te paktën mos mundemi edhe në kushte sëmundjeje.

Është rast edhe për dembelët, parazitët, trapat.

Nuk po u themi: Punoni, por mospunoni! Rrini në shtëpi! Flini!

Përfitoni ca ditë!

Të bëhesh i vlefshëm duke mos bërë asgjë, vetëm duke marrë frymë!

Nuk ke asnjë nga këto? Dil në ballkon, merr ajër. Shih retë në qiell. Format estetike që krijojnë.

Nuk do? Rri mendo çfarë gabimesh ke bërë në jetë dhe si mendon t’i riparosh në vitet që vijnë. Ke bërë aq shume, sa ke vite të mendosh. Budalliqe pa fund. Prandaj ke përfunduar ashtu!

Ndaj enët në familje! Po u sëmur njëri, ndihmon tjetri. Objektivi: mundësisht asnjë të mos ketë probleme që të detyrohet të shkojë në spital! Se atje është tjetër histori!
Ta kalojmë lehtë nëse na kap.

Nuk bëni dot asgjë nga këto! Mendo se po shkatërron jo veten, në dreq vafsh, por tani situata është që dëmton të tjerët.

Virusi je ti!
Vrasësi je ti!
Je më keq se vjedhësi, përdhunuesi, agresori, pedofili, incestuali, krimineli më i madh!
Do kesh në ndërgjegje disa vdekje, fëmije jetimë, foshnje të vrara prej teje, sigurisht, do bësh masakër, po, po, ti!
Do jësh Millosheviçi i lagjes tënde!

Ti duhesh lidhur, lincuar, rrahur! Jo nga polici, nga ne!

Mos u mbyll se ta kërkon në mënyrë provokative dikush në telefon, fyese, por mbyllu me ndërgjegjen tënde nëse nuk je i domosdoshëm jashtë.

Prandaj nëse asgjë nuk të pëlqen merre se je arrest shtëpie. Deliro! Sikur je vetë 007 të kanë kapur të keqinjtë, të kanë mbyll, por ti reziston, nuk tregon shokët.

Dhe mos u bëj i bezdisshëm për të afermit e tu se edhe ata kanë hallet e tyre.

Do shohësh se do te marrësh ëmbëlsinë e qëndrimit në shtëpi!

Trupi ka pas nevojë të qetësohet!

Mendja të ftohet pak!

Gjithe ditën në rrugë, në kafe ne, jemi pak qytetërim jo rrugaç, por rrugor po.

SHKARKO APP