Artistët e Teatrit Kombëtar: Vetëm presidenti Meta na u gjend afër në çështjen e Teatrit

Sot në Teatrin kombëtar ishte Presidenti Meta në ekspozitën “Notre Dame de Tiran” te piktorit të mirënjohur Avni Delvina. Ndër të tjera artistët e Teatrit Kombëtar falenderuan Presidentin e Republikës për mbështetjen dhe kurajon që ka treguar ndaj çështjes së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij presidenti Meta theksoi se çështja e Teatrit mbetet një problem jetik për kulturën e artin e jo vetëm kaq, por edhe tregues i qartë i vlerave demokratike të një vendi. Presidenti vlerësoi artistin Delvina për kontributin e tij. Më pas presidenti tha se nuk duhet të më falenderoni mua në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, pasi e kam për detyrë.

“Nuk ka asgjë për të më falenderuar pasi unë e bëra për të mbrojtur Kushtetutën” – tha Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe njëherë mesazhe për dialog. Duke folur në ekspozitën e Avni Delvinës në Teatrin Kombëtar, Meta tha se vetëm me dialog mund të zgjidhim në mënyrë të arsyeshme sfidat e së ardhmes, larg arbitraritetit dhe interesave okulte.

“Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojë dhe dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar dhe e emancipuar për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg arbitraritetit, larg interesave okulte. Në interes të kulturës sonë, qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë. Është detyra jonë të përforcojmë vlerat e shoqërisë sonë që të ecim të sigurt drejt europianizimit. Nuk mund të ketë një shoqëri europiane pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar”,- u shpreh kreu i shtetit.

Duke shprehur dhe njëherë mbështetje për artistët, Ilir Meta tha se nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se detyrës së tij në çështjen e Teatrit Kombëtar. ”Besoj se është e domosdoshme që të gjithë të reflektojmë dhe të dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg interesave okulte. Nuk mund të ketë një Shqipëri europiane të vërtetë pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar”,- tha kreu i shtetit.

Ndërkohë, artistët falënderuan kreun e shtetit, pasi sipas tyre është i vetmi zyrtar i lartë që u është gjendur pranë artistëve gjatë gjithë protestës. Presidenti Ilir Meta ka refuzuar para disa muajsh dekretimin e ligjit që shembte teatrin dhe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të paligjshëm të këtij ligji.

VIDEO/Fjala përshëndetëse e mbajtur në ekspozitën “Notre Dame de Tiran” të artistit të shquar, Avni Delvina, të hapur në ambientet e Teatrit Kombëtar. 

SHKARKO APP