Artur Zheji: Publikimi i të dhënave ka dalë nga brenda PS-së për të dërmuar Kryeministrin

Publikimi i rrogave dhe të dhënave personale në rrjetet sociale ka shkaktuar tërmet të madh në shoqerinë shqiptare, duke tronditur seriozisht qeverinë shqiptare.

Ndërkohë mësohet se do të vazhdojë publikimi i të dhënave të tjera të qytetarëve shqiptarë.

Në studion e “Opinion” te Blendi Fevziu ishte edhe analisti i njohur Artur Zheji, i cili tha se këto të dhëna kanë dalë nga segmente antiRama në PS, të cilët duan ta dërmojnë dhe ta shkërmoqin kryeministrin Rama. Pra Zheji tha se kjo ka ardhur nga brenda PS-së, sepse në momentin që kemi një Rama të fortë dhe një opozitë të shkatërruar, element të rëndësishëm në mazhorancë kanë gjetur forma për ti nxjerrë këto informacione që dolën në rrjetet sociale. Nga kjo publiku humb besimin te kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij persona në PS që nuk presin dot derisa të ikë vetë Edi Rama po nxitojnë duke përdorur të gjitha format për ta ulur në gjunjë Kryeministrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daniel Muçaku

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?