Avokati i ish-Presidentit: Meta ka dokumente sekrete shtetërore për 21 janarin

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar të pyetet si person në dijeni për çështjen e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka thënë se e kreu i Partisë së Lirisë ka prova dhe sekrete shtetërore për këtë çështje.

“Shpjegimet e zotit Meta janë shpjegime jo vetëm më fjalë, por edhe me prova, akte. Ka disa dokumente që janë edhe sekret shtetëror po deshët ju. Emrat do t’i nxjerrë zoti Meta kur t’i dëshmojë”, tha ndër të tjera Cakrani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derisa ish-presidenti Meta deklaron se ka fakte, SPAK duhet ta thërrasë për të deshmuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?