Bahri Shaqiri: Rilindja po fsheh provat e krimit në Portin e Durrësit (VIDEO)
Përfaqësuesi i LSI në Durrës, Bahri Shaqiri ka denoncuar prej disa ditësh krimin mjedisor në Portin e Durrës. Në një video të publikuar sot në Facebook, Shaqiri shprehet se ditën e sotme ka nisur pastrimi i mbetjeve në këtë zonë, po pa nisur asnjë hetim se kush ishin autorët përgjegjës për situatën.
“Po ndodh! Ja si “Rilindja” vazhdon të fshehë provat e krimit në Portin e Durrësit.
Pas denoncimit për skandalin dhe krimin e mbetjeve inerte ka nisur pastrimi me shpejtësi i ish-kalatës së peshkimit.
I bëj thirrje sërish Prokurorisë ta ndjekë këtë çështje dhe të vendosë përpara drejtësisë fajtorët. Dhe Prokuroria të ndjekë gjithashtu se ku po transportohen këto mbetje inerte?”,- shprehet Bahri Shaqiri.