Basha: Edi Rama, një hajdut ordiner që po përpiqet të fshehë vjedhjen e tij tek Teatri Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpërthen në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e këtij të fundit nga foltorja e Kuvendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thotë se Edi Rama është një hajdut ordiner, që po përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri

“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.

Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë”, deklaron Lulzim Basha.

SHKARKO APP