Basha kërcënon: Le ta provojnë të vijnë “gorillat” e Berishës prapë në selinë e PD!

Lulzim Basha në një konferencë shtypi nga selia blu e PD, pasi Berisha hyri në drekë në seli, ka akuzuar fort dhe pa asnjë mëshirë ish-kryeministrin Berisha.

Sonte Basha nuk la gjë pa thënë kundrejt Berishës, duke e akuzuar si i korruptuar, që ka rrahur njerëz, se ka vrarë me 21 janar njerëzit në Bulevard, se ka përvetsuar prona, se mban pas vetes banda kriminale.

Po kështu Basha kërcënoi hapur se nuk lejojë më të vijnë në selinë blu kriminelë bashkë me Berishën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim Basha ia ka faturuar Sali Berishës 21 janarin, protestën e opozitës ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Gjatë konferencës për shtyp sot pasdite, i pyetur për hyrjen e Berishës në selinë e PD-së, Basha dha këtë përgjigje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai ishte një provokim. Megjithatë ne nuk bëjmë atë që bëri Sali Berisha në 21 Janar”, tha Basha.

Ndërkohë ky është kërcënim i jashtëzakonshëm për Berishën dhe për njerëzit që e mbështesin.

Mbetet të shikojmë a do guxojë më ish-kryeministri Berisha të shkojë në selinë blu, pas këtij paralajmërimi të prerë nga Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?