Basha: Do dalin fakte të frikshme për lidhjet e Saimir Tahirit me Shullazin
Çështja “Shullazi” ka qenë tema kryesore e mbledhjes se grupit të Partisë Demokratike sot. Kreu i PD Lulzim Basha, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po përpiqen të sabotojnë hetimet.
“Prej 2 vitesh Partia Demokratike ka denoncuar lidhjen e krimit me Edi Ramën, kemi denoncuar për epideminë e gjobvënieve, tritolit, kërcënimeve dhe rrëmbimeve. Edi Rama dhe Samir Tahiri janë në këmbë dhe po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos thotë ato që di. Janë në këmbë për të ndalur dhe sabotuar këtë hetim, kjo është tronditëse, por e vërtetë”, tha Basha.
Në përfundim të mbledhjes javore të grupit parlamentar, kreu i opozitës ripërsëriti se gjyqi ndaj Shullazit është një pikë kthese edhe për reformën në drejtësi.
“Gjyqi është një një provë në vigjilje të reformës në drejtësi për t’u dhënë shpresë e shqiptarëve që lidhjet e krimit me pushtetin nuk mund të jenë përherë mbi ligjin”, u shpreh ai.
Basha iu rikthye një kërkese të hershme të Partisë Demokratike për largimin e Saimir Tahirit dhe për këtë dha edhe arsyen se përse.
“Rama e Tahiri janë në këmbë e po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos flasë. Edi Rama e Saimir Tahiri janë në zi, për ta ndalur e sabotuar këtë hetim. Tahiri duhet të largohet një orë e më pare. Largimi i tij është emergjent,pasi njihen lidhjet me Shullazin. Shullazi në mbrojtje të Tahirit, të largohet si ministër” tha Basha. Ai shtoi se do dalin fakte të frikshme për lidhet e Ministrit të Brendshëm me Emiljano Shullazin.