Kallëzimi i tretë në SPAK, Basha: Miliona euro vjedhje me inceneratorët

Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK kallëzimin e tretë penal për aferën e inceneratorëve. PD kërkon hetimin si grup të strukturuar kriminal kryeministrin Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish-ministrin Lefter Koka dhe zyrtarin Alqi Ballko.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët u shpreh se kryeministri Edi Rama është në muajt e fundit të qeverisjes. Basha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit dhe qeverisë në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Kreu i PD-së, tha se Rama prej dy javësh nuk kthen përgjigje për atë që ai e konsideron si vjedhjen e shekullit dhe shton se qeveria ka caktuar dhe 20 milionë euro të tjera në buxhetin e vitit të ardhshëm për inceneratorët.

“Rama nuk ka dhënë një minutë llogari për vjedhjen e shekullit të mbi 400 milionë eurove të shqiptarëve që vetëm deri tani i kanë kushtuar qytetarëve 75 milionë euro. Arsyeja pse iu ka bërë pyetjeve është zbuluar në vendimin e djeshëm të qeverisë për të prezantuar buxhetin e 2021. Ky është buxheti me më shumë gënjeshtra në 30 vite dhe tabloja e qartë e Edi Ramës në një anë dhe qytetarëve në anën tjetër që edhe në muajt e fundit të pushtetit vazhdon të vjedhë paratë e shqiptarëve për koncensione dhe afera korruptive si ajo e inceneratorëvve. Vetëm inceneratorët do të marrin 20 milionë euro sipas këtij plani. 120 milionë euro të tjera për kontrata të tjera korruptive. Kjo shumë është 6 herë më e lartë se për indeksimin e pensioneve për të gjithë pensionistet. Kjo shumë do të mjaftonte të mbulonte deri në mars planin tonë me 5 pika kundër qeverisë”, u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/796244287610645/

SHKARKO APP