Basha: Sot Selia Blu u sulmua nga organizata kriminale e Berishës. Ai është terrorist
Sonte doli në konferencë shtypi Lulzim Basha nga selia e shkatërruar e PD-së.
Basha tha ndër të tjera se “Dita e sotme ishte paralajmëruar si një ditë sulmi, si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal, për hallin e tij personal. Sikundër e kemi thënë prej kohësh, ajo që nisi si lëvizje demokratizuese e tregoi sot fytyrën e saj. Shumica e absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën Berishës, e braksitën siç a kanë braktisur gjatë këtyre muajve.”- u shpreh Basha.
Më tej Basha akuzoi Berishën si organizatë kriminale dhe si njeri i dështuar.
“Nga sot ne shkëputemi përfundimisht nga Sali Berisha dhe ai nuk ka më vend në PD”- theksoi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

