Bashën e presin në Korçë si hero të PD-së

Paksa e habitshme, por në Korçë mes këtij të ftohti të acartë, rinia dhe demokratët korçarë kanë mbushur sallën e teatrit plot e përplotë në takimin me Lulzim Bashën.

Pas bashkëbisedimit të të rinjve, fjalën e mori Ervin Salianji  i cili u shpreh se këtij takimi i janë bashkuar demokratët e vërtetë, ata që kanë punuar dhe nuk kanë përfituar kurrë, edhe pse i quajnë tradhtarë.

Pjesmarrja në Korçë është tregues se PD-ja nuk është kah Berishës, siç u fol në “Foltore”, por duket se kuotat e Bashës po rriten në elektoratin e PD-së, aq me tepër se vulën dhe zyrat i mbeten sipas gjykatës vetëm PD-së drejtuar nga Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij Basha theksoi:”Prania juaj në këtë mbremje të ftohtë këtu në Korçë flet kaq shumë, me njerëz përfaqësues të sakrificës së demokratëve, të atyre demokratëve që nuk e mendojnë PD-në si biznes dhe vetëm japin dhe japin. Misioni ynë është të ndërtojmë një shtet funksional që t’u shërbejë njerëzve. Kjo është jë orë kur fermerët e Korçës kthehen në shtëpi me kokën ulur, jo se lodhen por sepse nuk ka në krah asgjë përveç familjes dhe Zoti, nuk e kanë në krah qeverinë. Ka një qeveri që është kundër tyre që siç u zbulua dhe tani se mbajnë dot gojën mbyllur ndërton skema për të deshur rrëke djersën e fermesëve në kanal vetëm që një grusht njerëzish të pasurohen. Sot 1 në 2 familje shqiptare nuk sigurojnë dot me shumë se një vakt të ngrohtë në ditë. Nuk ka ekonomi, s’ka punësim dhe s’ka shpresë” – tha kryetari i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe me pas Basha shtoi se “Tre njerëz që kanë 30 vjet që nuk i ndahen karrigeve të pushteti dhe që nuk kanë të bëjnë me hallet e shqiptarëve që janë kthyer në një dramë. Përse bëhet gjithë ky teatër, aty godasin aty i shkelin syrin njëri-tjetrit. E bëjnë këtë për të maskuar një tjetër dramë të madhe, që është ajo e institucioneve të kapura. Detyra kryesore e këtyre institucioneve është të garantojnë ekonomi, mirëqenie, shpresë. Duhet të largohen nga politika ata që nuk justifikojnë do të pasurinë e tyre. 25 prilli nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve’, tha Basha.

(BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?