Ben Blushi: Kutitë e votimit për referendumin janë mbushur që sot

Një ditë para zhvillimit të referendumit të PS, deputeti Ben Blushi ka qenë sot në Dibër. Ai u ka bërë thirrje të gjithë dibranëve që të denoncojnë të gjitha problematikat dhe parregullsitë e referendumit të nesërm, duke hedhur akuzën se kutitë e votimit janë mbushur me vota që këtë të premte, pa filluar ende votimi.

“Një referendum ku asgjë nuk është reale dhe normale. Ku kutitë e votimit janë të mbushura pa filluar ende votimi. Një referendum ku socialisti i vërtetë nuk e gjen emrin ose më saktë ku nuk ka lista zgjedhësish”, u shpreh Blushi.

Blushi akuzoi përsëri Kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor të drejtimit aspak të mirë të PS-së, duke u thënë dibranëve se Shqipëria nuk po qeveriset nga Partia Socialiste, por nga Rilindja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse Berisha vidhte votat tona… Edi Rama do hyjë në histori si kryetari që vjedh votat e anëtarëve të partisë që ai drejton”- ka thënë Blushi në një takim që ka bërë në Dibër.

Swiss Digital Mobile Reklama

http://www.kohajone.com/2016/04/08/hafizi-socialisteve-mos-u-beni-pjese-e-kesaj-farse/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?