Ben Manaj: Merrni vaksina amerikane, kineze, ruse apo ku të jetë! Njerëzit nuk presin!

Nga Ben Manaj-

Kur përpara disa javesh në OPEN kembëngulja që të merren edhe vaksina nga Kina, siç po bën Turqia e Erdoganit apo Serbia e Vuçiçit sot, duke argumentuar se Covax ishte dështim dhe Gjermania vepronte duke shkelur çdo marrëveshje duke bërë kontrata direkte, me shikonin po them me rezervë! Edhe nga Rusia e cila po bën eksperimente me Oxford dhe Astra Zenika serish me pane venger! Jo po nuk e ka miratuar agjensia evropian EMA! Dhe vaksinen e Oskfordit kjo agjensi burokratike ka vendosur ta shqyrtoj në 29 janar!

Prisni, prisni se Britania po shkon drej 5 milione vetëve të vaksinuar!

E Shqiperia çfarë pret akoma?! Kur BE po e ritregon si në pranverë edhe tani se ” O Mete për vete!”, qaravitjet e Tiranës se Pfizer e ka shtyrë e dengla të tjera si këto tregojnë se kanë dështuar. Lëreni rregullat e BE se s’ka kush të drejtë morale t’ju kerkoj llogari!

Gjeni ku te mundeni vaksinat!

Ato shtete që kanë filluar vaksinimin me vaksina kineze e ruse që nga Izraeli, Argjentina, Brazili, Emiratet e Bashkuara Arabe (Nusreti) e deri tek Turqia e Erdoganit nuk besoj se janë më pak të zgjuar se ne që ngurojmë.

Lerini konferencat bajate për shtyp e merrni chartera e bridhni aty ku kanë selitë kompanitë e vaksinave,  e lypni vaksina, si lypsar krenar, por të dhjerë për momentin!

SHKARKO APP