Ben Manaj: Princ Leka më duket engjëllor. Nuk ka shans “me katër klasë shkollë” të mbarojë Royal Military Academy Sandhurst!

Nga Ben Manaj, Londër

Nuk e njoh nga afër Princin Leka, por intuita dhe të dhëna nga burime konfidenciale me bëjnë të besoj se gjithshka mund të jetë, por njeri i dhunshem nuk më duket!

Ai ka një sjellje shumë fisnike dhe maniera te sofistikuara, për shijen time personale!

Sa për ato 4 klaset e shkolles, me duket një bullizem femëror në ekstazë e shkaktuar kuptueshëm, nga divorci praktik ose probleme të tjera për ndarje pasurore, me një njeri që është faktuar se është arsimuar në St Peter’s College, në Johanesburg, te Afrikes se Jugut dhe këtu në Britani në Royal Military Academy Sandhurst, ku është shpallur the Best Foreign Student of the Academy, e po ashtu edhe në Itali në Università per Stranieri te Perugia-s!

Me 4 klase s’ka shans të pranohesh në kto institucione akademike botërore!

Mos harroni se ka lindur jashtë Shqiperisë dhe ka fiber dhe formim kryesisht perëndimor që e reflekton jo vetëm në aparencë, por edhe në sjelljen publike. Madhesia (2 metra burrë) nuk vlen në gjykimin ose paragjykimin ndaj tij sidomos për dhunë në familje ku ai do mund të ishte i fundit në rradhë ndër shqiptarë. Me duket shumë engjellor në atë ambjent djallezor atje poshtë.

SHKARKO APP