Bën thirrje të vritet Albin Kurti, por më pas thotë “ishte gabim teknik”!

Para disa orëve u përhap një status i një politikani të koalicionit të partisë Nisma në Kosovë, Haxhi Hoti se kandidati për kryeministër Albin Kurti ose të hap udhë ose të vritet.

Ky status u përhap në krejt rrjetet sociale dhe plasi zhurma.

Por tani vonë e mohojnë në forma të ndryshme, që prapë nuk bindin, por gjithsesi më mirë që heqin dorë nga një ide e çmendur si ajo në status.

Para pak minutave, vet Hoti ka shkruar një tjetër status, ku sipas versionit të tij është bërë një gabim teknik dhe kërkon falje.

“Eshte nje gabim teknik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim!

Kerkoj falje publike.

Dhe nuk ka qendrim te subjektit qe i takoj”, shkruan Hoti.

 

SHKARKO APP