Berisha akuzon Ramën: Testimi i kufizuar, vrasje nga armiku i padukshëm
Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se testimi i kufizuar i popullatës nga qeveria për pandeminë e Covid-19 është vrasje nga një armik i padukshëm. Përmes një reagimi në facebook, ku sjell shembullin e Turqisë, Berisha thotë se qeveria po i bën një trajtim kriminal pandemisë në vend. ”Shqipëria pati dje 744 raste të reja me Covid-19 apo 265 raste për 1 milion banorë apo 26,5 raste për 100 mijë banorë. Pra Shqipëria pati dje 4 herë më shumë raste sesa Turqia me Covid-19”, shkruan ndër të tjera Berisha. Nga ana tjetër, testimi thotë ish-kryeministri, është arma kryesore për kontrollin e pandemisë.
Postimi i plotë
Përsëri lidhur me qëndrimin kriminal ndaj testimit të tutkunit të Surrelit! Miq, Testimi i kufizuar është vrasje nga armiku i padukshëm! Një krahasim për trajtimin kriminal të pandemisë në Shqipëri!
Miq, Turqia pati 7381 raste me covid 19 apo 89 raste për 1 milion banor apo 8,9 raste për 100 mijë banorë.
Shqipëria pati dje 744 raste të reja me covid 19 apo 265 raste për 1 milion banorë apo 26,5 raste për 100 mijë banorë. Pra Shqipëria pati dje 4 herë më shumë raste se sa Turqia me Covid.
Por në të vërtetë Shqipëria dje ka patur të pakten 8 herë me shumë raste me covid 19 se sa Turqia sepse Turqia bëri dje 162 231 teste apo 1843 teste për 1 milion banorë kurse Shqipëria bëri dje 2505 teste apo 894 teste për 1 milion banorë.
Pra Turqia me 4 herë më pak raste se Shqipëria per 100 mijë banor beri dje 4 herë me shumë teste per 100 mijë banorë. Turqia deri sot ka 150 vdekje për 1 milion banorë kurse Shqipëria bazuar në vdekjet spitalore ka 450 vdekje për 1 milion banorë. Epidemiologu injorant dhe tutkun i Surrelit mban fjalime kundër testimit.
Miq, Testimi është diagnoze, është shpetim jete, eshte mbrojtje nga infeksioni për të tjerët, është arma kryesore për kontrollin e pandemisë. Injoranca dhe ligësia njerëzore e tutkunit të Surrelit po ju kushton qindra e qindra njerëzve shëndetin dhe jetën e tyre kurse shoqërisë daljen jashtë çdo kontrolli të pandemisë së covid19. sb