Berisha: “Arben Ahmetaj edhe drejtues në kompaninë 4iG”. Kabineti i zv/kryeministrit: Mos u merrni me një të çmendur që e ka vendin në burg!
Nga Jonida Halili-
Sot ish-kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një shënim-akuzë direkte për zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ja se çfarë shkruan Berisha: “Ministri bëhet me kompani private telekomunikacioni”.
Arben Ahmetaj, i njohur me nofken tigri i korrupsionit, është vendimarresi kryesor i kompanise 4iG.
Për këtë organizate kriminale nuk ekziston kushtetutë, as ligj i konfliktit të interesit. Për anëtarët e kësaj organizate ekziston vetëm një ligj: të vjedhin sa më shumë.
Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital te kompanise 4iG:
“Zoti Berisha
Jam një punojës i kompanisë albtelekom. Lutem numrin tim mos e nxirrni se kuptohet kush jam. Siç jeni në dijeni kompania jonë dhe ajo tjetra One u ble nga një kompani 4iG. Ajo që po shohim këto ditë është se vendimet në emër të blerësit i merr Arben Ahmetaj. Çdo vendim, çdo largim apo punësim bëhet vetëm me urdherin e tyre. Madje këtu thuhet se Ahmetaj do ikë nga Qeveria dhe do marrë drejtimin e kompanisë mëmë, pra kompanisë së madhe që ka kompani celulare në gjithë Rajonin e Ballkanit. Pyetja që kemi këtu është; a po pastrohen paratë e inceneratorëve në këtë formë?!”- shkruhet në postimin e Sali Berishës.
Ndërkohë kjo është akuzë shumë e rëndë për numrin dy të qeverisë shqiptare, ndaj media KOHA JONE iu drejtua për sqarime kompanisë 4iG, por nuk mori përgjigje. Ndërsa kabineti i zv/kryeministrit tha se “Mos u merrni me një të çmendur që e ka vendin në burg!”.
Ish-kryeministri akuzon, zv/kryeministri kundërshton, kompania heziton. Publiku pret të vertetën.
Shënim i KJ: Redaksia mirëpret çdo reagim të palëve të përmendura në shkrim dhe nuk merr përsipër vertetsinë e akuzave të ish-kryeministrit