Berisha bën thirrje për nesër në protestë, ora 11.00. Mbështetje apo organizim nga ish-kryeministri?!

Sot ishte protesta e madhe në kryeqytet, ku mijëra veta mbushen Bulevardin kryesor të Tiranës.
Ndërkohë sonte ish-kryeministri Berisha ka postuar një status ku lajmëron se nesër ora 11.00 do kemi protestë të madhe në Tiranë. Por nuk specifikohet nëse ai i bën jehonë protestës së lajmëruar apo ai do të marrë edhe vetë pjesë personalisht dhe iu kërkon demokratëve të vijnë nesër në sheshin para kryeministrisë.
Ja se çfarë shkruan Berisha:
“Se mileti po gatitet, se tirani lebetitet!
Nesër në ora 11:00 Shqiperia derdhet në Tiranë! Rroftë protesta! sb”.
Sot ishte kryeministri Rama që akuzoi se kjo protestë po nxitet duke hedhur gurin e fshehur dorën nga Berisha dhe Meta.

SHKARKO APP