Berisha: “Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani!”
Ish-kryeministri Berisha shkruan për ndarjen nga jeta te ish-presidentit Bujar Nishani:
“Dielli perëndoi përgjithmone për ish presidentin Bujar Nishani!
Të dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu në dhimbje, zi e pikellim të thellë familjen e tij të dashur, miqtë e të afermit, Partinë Demokratike dhe mbarë Shqipërinë.
Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikonë e vlerave më të larta morale të njeriut, ndershmerisë, atdhetarisë dhe përkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet të veçantë dhe urtesi në arenen nderkombetare duke i dhënë nder dhe vlerë institucionit të presidentit, shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.
Ish presidenti Bujar Nishani në këto 30 vite, si një shërbetor i qytetarëve dhe vendit të tij përmbushi me nder detyra të rëndësishme nga drejtues drejtorie në Ministrine e Mbrojtjes, minister i Rendit Publik dhe deri në President i Republikës.
Bujar Nishani ishte gjithashtu një drejtues i shkelqyer dhe efiçent e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar për president te Republikes nga mazhoranca e kësaj partie.
Personalisht unë kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpunëtoreve me të afërt, me të aftë, më te dashur dhe me të çmuar, me të virtytshem që do mbetet gjithmonë në memorien time si mirenjohje e thellë për bashkepunimin e ngushtë që kemi patur si krenari e veçante që pata nje mik fisnik si ai.
Ndaj sot është dite zie dhe dhimbje te thellë për familjen e nderuar Nishani që humben bashkëshortin dhe prindin e tyre të mrekullueshem e shembullor, për miqtë dhe te afermit e tij që humben një mik të dashur që do ju mungojë gjithmonë, për Partine Demokratike që humbi njerin prej drejtuesve më te talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar që humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e aftë e të ndershem, patriot dhe fisnik.
Duke shprehur mirenjohohjen time të pakufishme dhe nderimin tim më të madh ish presidentit Nishani për kontributin e çmuar për vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkpunimin dhe miqesine tonë të ngushtë që kemi patur, ju shprehe sot ngushllimet dhe solidartetin më të ndjerë bashkeshortes, fëmijeve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim të çmuar për këtë humbje të madhe dhe të pakompensueshme, i lutem Zotit që shpirti i mirë i Bujarit të tyre te dashur të gjejë paqen e merituar. Amin! sb