Berisha i drejtohet kandidatit të Bashës në Shkodër: Lëre fushatën e hajde këtu! Ti je njëri nga ne!

Pas një turi të madh elektoral nga Rrogozhina e Durrësi ish-kryeministri Berisha ndaloi në Shkodër.

Para bashkisë Shkodër, Berisha i kërkoi kandidatit të Bashës që të mos bëhet si “shoku Xhemal” (shkëputur nga komedia Kunati i shokut Xhemal) por të lërë fushatën dhe të bëjë disa ditë pushime.

“Për Xhemalin e kam një fjalë. Xhemal, ti ishe njëri midis nesh, se unë nuk mohoj asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të doje, merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do të kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë, por zgjodhe që të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi vete e tij, Lul Bravën.

Swiss Digital Mobile Reklama

I nderuar zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal, kaq. Kaq kam për ty unë. Ndaj dhe lere këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe eja kur të mbarojmë fushatën të takohemi sërish, se gabime bëjnë të gjithë.

Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e ngadhnjimit, të triumfit të idealeve tuaja”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?